Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 13:34

Prishtinë – Ndërmjetësi evropian për bisedimet Kosovë-Serbi gjatë qëndrimit në Prishtina ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryenegeciatoren Edita Tahiri.

Pas takimit nuk kishte deklarata për media por kryeministri Thaçi  gjatë vizitës në Ferizaj tha se me ndërmjertësin Kuper ka gjasa të takohet edhe gjatë orëve të pasditës dhe se përsëriti qëndrimin e palës kosovare për përfaqësim të barabartë me shtetet tjera.

Merret vesh se qëndrimi i ndërmjetësit evropian në prishtinë bëhet me qëllimin e arritjes së një kompromisi se me çfarë emërtimi do të prezentohet Kosova në nismat rajonale.

Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë para ardhjes së Kuperit se pala kosovare nuk do të pranojë që në fusnotën e emërtimit të Kosovës të përmendet rezoluta 1244. Më herët ishte thënë ndërmjetësi Cooper ka ardhur në Kosovë që të bëjë presion ndaj palës kosovare që të pranojë fusnotën dhe Rezolutën 1244, ndërsa si “lehtësim” për Kosovën është ofruar mundësia e përmendjes së mendimit të GJND-së.

Zyrtarë të BE-së insistojnë në arritjen e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës pasi ky është njëri nga kushtet që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat.

 Ndërkohë sot në Bruksel është mbajtur takimi në mes të ekspertëve nga Kosova me ata të Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, me qëllim të hartimit dhe finalizimit të protokollit teknik për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në një komunikatë nga qeveria e Kosovës thuhet se përmes zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, Kosova do të përmbush një nga obligimet evropiane për përafrim me BE-në, në veçanti për liberalizmin e vizave si dhe do të rritë sigurinë dhe kontrollin kufitar.

********************************

Qëndrimi në Prishtinë i ndërmjetësit Rober Cooper ka për qëllim arritjen e kompromisit se me ç’farë emërtimi do të prezantohet Kosova në nismat rajonale, marrëveshje kjo që normalisht duhet të arrihet në raundin e ardhshëm të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Cooper arrin në Prishtinë, pikërsiht për të tentuar që t’i përafrojë qëndrimet në mënyrë që të caktohet data për raundin e radhës. Marrëveshja për këtë çështje është ndër kushtet që Serbia duhet t’i plotësojë nëse dëshironë të marrë statusin kandidatit.

Edhe nëse Beogradi zyrtar është ai që për momentin e ka të domosdoshëm marrëveshjën, zyrtarët në Bruksël tërheqin vërejtjen se arritja e marrëveshjes se me ç’farë emri do të prezantohet Kosova në nisma rajonale, është edhe në interes të Prishtinës.

Kjo për arsye se në të ardhmen forma do të aplikohet edhe në nivel të Bashkimit Europian dhe të njëjtin, do ta respektojnë edhe pesë vendet e mbetura që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës e në këtë mënyrë do të eliminoheshin pengesat për nënshkrimin e marrëveshjeve në mes BE-së dhe Kosovës.