Kukës – Në kuadrin e përgatitjes së Forcave Ajrore Shqiptare për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile dhe në kontrollin e kufirit, ka nisur sot stërvitja “Drini 2011” në qytetin e Kukësit, me bazë në aeroportin e këtij qyteti.
Me pjesëmarrjen e 9 helikopterëve u kryen disa fluturime në rajonin e Kukësit deri në Dibër si dhe patrullimi i vijës kufitare nga Tropoja, Hasi deri në malin e Korabit.
Fluturimet e helikopterëve ushtarakë ngjallën interesin e gjithë qytetarëve që ndoqën me kurreshtje fluturimet e njëpasnjëshme të tyre.
Stërvitja do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera me synimin e përgatitjes së tyre sipas standarteve të NATO-s në kryerjen e detyrave të ngarkuara.