Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 18:45

Kukës – Ka humbur jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës 44 vjeçari Fatmir Metalia, i cili u aksidentuar një natë më parë, teksa punonte në një banesë në Gostil të Kukësit.

Burime zyrtare të policisë lokale, bëjnë të ditur të shtunën se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes së një nate më parë, kur shtetasi Fatmir Metalia, ndërsa po punte në një banesë në Gostil të Kukësit, ka rënë nga kati i dytë, nga një lartësi prej 3 metrash.

Pas gjendjes së rënduar në spitalin e qytetit, mëngjesin e së shtunës, 44 vjeçari Metalia u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak tëTiranës, ku edhe ndërroi jetë.

Nga hetimet e para  mendohet se shkak i aksidentit fatal për jetën e 44 vjeçarit ka qenë errësira dhe mungesa e kushteve teknike të punës.