Lajme Shqip Sunday, 13 April 2014 12:08

Roja i repartit usharak numër 2210 në vendin e quajtur “Lugu i keq”, në Kukës ka mbetur i plagosur nga një shpërthim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm në ish-godinat e Divizionit të Kukësit dhe burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, i plagosur është Kastriot Shahu.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje. Burimet thanë se, Shahu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë ende nuk janë të qarta shkaqet e shpërthimi të ndodhur në repartin ushatarak ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq mësohet se, nga shpërthimi ka sjellë edhe shembje të godinës./Shqiptarja/