Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 10:11

Kukës- Sot rreth ores 07.30, në vendin ku autostrada takohet me rrugën e vjetër në afërsi të Fushe-Dukagjinit, rreth 10 km larg qytetit të Kukësit, si pasojë edhe e mjegullës së dendur në këtë zonë, janë përplasur mbi 8 automjete, gjë që ka shkaktuar edhe bllokimin tërësor të levizjes në autostraden Morinë-Tunel. Si rrjedhojë e përplasjes së automjeteve, kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë të tyre, të cilet janë dërguar për mjekim në spitalin civil të qytetit, ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën. Pas përplasjes së këtyre automjeteve, në të dy anët e autostradës është krijuar një varg i gjatë automjetesh që presin të lëvizin, ndërkohë që policia rrugore ka marre masat e nevojshme për normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. (LajmeShqip.com)