Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 13:15

Kukës – Specialistët e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë nisur procesin e regjistrimit të pronave në qarkun e Kukësit, që parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa puna është lehtësuar nga vënia në funksionim e sistemit elektronik të regjistrimit të pronave.

Drejtori i zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Fatmir Gjana saktësoi se “i gjithë procesi i regjistrimit synon të përfundojë në fund të vitit në 3 zona kadastrale përmes të cilave do të bëhet e mundur regjistrimi i rreth 10 mijë pronave të rretheve të Kukësit, Hasit e Tropojës”.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme do të mundësojë futjen në treg të gjithë pasurive, ndaj dhe procesi ka ngjallur interesimin e pronarëve që duan zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronësisë.