Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 11:20

Kukës – Rishfaqen reshjet e dëborës  në zonat  rurale mbi 700 metra mbi nivelin e detit në rrethin e Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e thellë të Shishtavecit, të  Grykë  Cajës, të Kalisit dhe Arrnit.

“Reshjet e dëborës kanë vazhduar për një  kohë, duke shkuar deri ne 5 cm trasheshi”, thotë kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman  Nela. Sipas tij, pavarësisht reshjeve të dëborës  nuk është krijuar asnjë problem për lëvizjen e mjeteve në akset rrugore.

Ndërkohë, megjithë reshjet e dëborës  dhe të ftohtit  furnizimi me energji elektrike ka vazhduar për të gjitha zonat, por ne disa zona kanë bllokuar fermerët që kishin nisur punën   për mbjelljet e  pranverës.

Një problem tjetër është rishfaqja e shtresave të akullit në akset rrugore rurale, gjë që kërkon  nga drejtuesit e mjeteve lëvizjen  me zinxhirë për të shmangur rrezikun e aksidenteve.