Lajme Shqip Monday, 05 September 2011 19:33

Shkup – Në ditën e sotme në vitin 1997 në Kalkutë vdiq humanistja e madhe, nobeliste për paqe, shkupjanja, E bekuara Nëna Terezë. Në Shkup jetoi 18 vjet, në vitin 1980 është shpallur për Qytetare Nderi, ndërsa në Vatikan në vitin 2004 u shpal për t’u bekuar.

Në vendin e lindjes të Gonxhe Bojaxhiu sot tradionalisht ndahen enciklikat dhe shtatore Nëna Terezë fituesve të sivjetmë: Institutit për punë sociale në Fakultetin filozofik “Nëna Terezë”, shkollës së posaçme “Idnina” dhe humanistëve Ixhet Mehmeti, Antonio Georgievit, Dejan Zafirovit, Olivera Kianovës, Nebojsha Davidovskit, Dragan Mihajllkovskit, Mice Dimitrovit, Beni Shaqiriti dhe Valentina Georgievskës.

Mirënjohjet e nderit para Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë i ndanë kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Në festimin para tempullit të kullës feudale, objekt nga fëmijëria e Gonxhe Bojaxhiut, afër Shtëpisë së ARM-së do të shfaqen mesazhet humane dhe refrenët e Toshe Proeskit dhe folmi dokumentar-artistik “Nëna jonë” me skenar të Stojan Trençevskit, ndërsa në regji të Sasho Milenkovskit.

Në amfiteatrin veror të Shtëpisë përkujtimore do të promovohet libri “Bukuria e buzëqeshjes” nga Kote Tasevski, si dhe formimi i Fondit për të uritur, pa ndihmë dhe të sëmurët “Nëna Terezë”. (LajmeShqip.com)