Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:12

Prishtinë – Zv/kryeministri Hajredin Kuqi paralajmëroi mundësinë që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të zgjedhet presidenti.

Ai tha se është me rëndësi që sa më shpejt të mblidhet Kuvendi dhe shfaqi bindjen se kandidatja për këtë post, Atifetee Jahjaga, do të marrë besimin e shumicës së nevojshme të përbërjes së deputetëve.

Pohimin ai e mbështeti në marrëveshjen mes dy subjekteve më të mëdha politike në parlament dhe të koalicionit qeverisës.
Kuçi kundërshtoi kritikat për marrëveshje jashtëinstitucionale për presidentin, të cilat pretendojnë se u anashkalua u.d i Presidentit, i cili kishte ftuar tryezën e partive politike për këtë qëllim, si një procedurë e paraparë ligjore. Po ashtu mohoi të ketë çarje brenda PDK-së rreth kësaj çështjeje.
Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë tha se në mbledhjet e fundit të Kryesisë së PDK-së nuk kishte munguar nga motive pakënaqësie, por për shkak të agjendës së pashtyshme që ka pasur si ministër, njësoj sikurse edhe kryeministri, që po ashtu kishte munguar në këto mbledhje.