Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 14:31

Prishtinë – Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi është ftuar në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Bërdo (Slloveni) më 14-15 prill. 
Ftesën e ministrit të Drejtësisë së Sllovenisë, Alesh Zalar drejtuar homologut kosovar, e dorëzoi sot në një takim ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Jozef Hlep, bënë të ditur burimet e ministrisë së Drejtësisë kosovare.
Bëhet e ditur se Kuçi, pranoi me kënaqësi ftesën dhe konfirmoi pjesëmarrjen në këtë konferencë, ku pritet të bisedohet për nevojën e ngritjes së një sistemi efektiv në fushën e luftimin të krimit të organizuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.