Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 11:55

Podgoricë-Zv/kryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku me ftesë të qeverisë së këtij shteti, sot do të marrë pjesë në konferencën “Bashkë kundër diskriminimit”, e cila mbahet në Budva, nën patronatin e kryeministrit të Malit të Zi, Igor Luksic.

Konferenca do të trajtojë aspekte të diskriminimit të të drejtave të njeriut si dhe  mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Në këtë konferencë, marrin pjesë zv/kryeministra dhe ministra nga shtetet e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, të korit diplomatik, ekspertë ndërkombëtarë dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Zv/kryeministri Kuçi, përveç fjalimit që do ta mbajë, pritet të zhvillojë takime më përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse. (LajmeShqip.com)