Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 17:30

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka thënë për mediat botërore se Kosova i ka kufijt e saj shtetëror, ndërsa Serbia duhet të respektojë integritetin territorial të saj.

I ftuar në Gjenevë për të marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar të Crans Montana, Kuçi ka ritheksuar edhe njëherë se Kosova nuk pranon kurrfar ndarjesh apo shkëmbim territoresh, ndërkohë që ka ftuar serbët lokal që të shohin kah perspektiva e tyre në shtetin e Kosovës, i cili u siguron të gjitha të drejtat dhe mundësitë për integrim.