Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 15:21

Ministria e Drejtësisë, USAID, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit, po synojnë që të rrisin besimin e qytetarëve ndaj drejtësisë në Kosovë.

Në këtë drejtim, ata kanë promovuar sot Doracakun për gjyqtarë në fushën civile dhe penale.

Vetë ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha gjatë përurimit të këtyre Doracakëve se publikimi i tyre do t’i ndihmojë gjyqtarët e Kosovës në punën e tyre ditore ku përfshihen rregullat ligjore dhe çështjet të cilat ngritën në gjykatore.

“Ky doracakë do të jetë më i ndihmueshëm, nuk e zëvendëson punën e Gjykatës Supreme po me siguri e ndihmon në kuptimin e asaj si të inplementohet në praktikë. Në kuadër të këtyre prioriteteve që kemi tash e tutje kemi edhe rishikimin e sektorit të sigurisë”, transmeton kp …Por për të bërë një gjë të tillë gjyqtari përveç që duhet të ketë guxim, profesionalizëm duhet të ketë edhe dije…

Ky doracakë do t’i ndihmojë gjyqtarëve të pajisen me dije më adekuate në zbatimin e këtyre projektligjeve…Por duhet ta rrisim besimin e qytetarëve ne drejtësinë e Republikës së Kosovës, dhe besimi rritet me funksionimin e plotë efikas, efektiv të sistemit me gjyqtarë të pavarur dhe profesional dhe të paanshëm”, thekson Kuçi.

Kryetari i Gjykatës Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se ky doracakë do të jetë përcaktim i vendimmarrjes në raste të caktuara.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, thotë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojën në ndërtimin e profileve të gjyqtarëve profesionistë.