Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 14:37

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i ka cilësuar të pamatura deklaratat e EULEX-it, ku thuhet se çështja e gjykatave në veri është pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri me këtë rast i është përgjigjur deklaratave të EULEX-it, duke thënë se gjykatat nuk janë pjesë e negociatave dhe EULEX-i duhet të marrë përsipër kthimin e funksionimit të gjykatave në veri.

Sipas tij, nëse EULEX nuk ka kapacitet të kthejë funksionimin e gjykatave në veri, atëherë janë institucionet vendore që mund ta bëjnë një gjë të tillë.