Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:54

Prishtinë – Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, është shprehur i gatshëm që të shkoi në Beograd, duke thënë se ai është i lirë t’i bëjë vizitë cilit do kryeqyteti të botës.

Mirëpo, Kuçi ka theksuar së në Beograd dotë shkojë vetëm nëse prenohet nga autoritet serbe, si zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës.

Ndërkaq duke komentuar deklaratat e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i cili ka kërkuar që OKB-ja të bëjë hetime lidhur me pohimet për trafikim organesh në Kosovë, Kuqi ka kërkuar nga krydiplomati serb që të mos merret me çështje që nuk i bëjnë nder askujt.

Kurse, lidhur me vizitën e kryenegociatorit serb Borko Stefanoviç, në Kosovë, zv.kryeministri Kuçi, ka deklaruar se ka pritur që të protestojnë familjarët e dëshmorëve të luftës.

Në të njejtën kohë, Kuçi ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës.