Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 08:01

Flamuri dardan do të jetë flamur shtetëror i Kosovës! Këtë premtim gjatë fushatës elektorale, ua pati dhanë banorëve të Istogut, kryeministri Isa Mustafa.

Por, edhe pse Mustafa tash e tetë muaj është në postin e të parit në ekzekutiv, nuk po shihen hapat konkret drejt realizimit të këtij premtimi.

Zëvendësi i tij në LDK, Haki Rugova, thotë se atë çka e kishte thënë Mustafa gjatë zgjedhjeve është program politik i partisë që e përfaqëson. Mirëpo, e pranon se është problem realizimi, meqë duhet bindur edhe deputetët minoritarë për ndryshime të kushtetuese, nëse tentohet ndryshimi i stemës, flamurit dhe himnit të Kosovës.

Këto premtime të Mustafës, Fidan Kalaja nga Lëvizja Fol nuk beson se do të realizohen. Ndërsa, Jetmir Bakija nga KD, flamuri i propozuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, bie ndesh me nenin 6 të Kushtetutës së Kosovës.