Lajme Shqip Wednesday, 16 April 2014 15:21

Dosjet e pronave janë mbyllur deri ne vitin 1995. Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato tha në një intervistë për emisionin investigativ, “Fiks Fare”, se ka një kalendar te ri dhe brenda 4 viteve pritet te mbyllet i gjithë procesi. 

“Në vitin 2013 kemi arritur të shkojmë dhe të kompensojmë deri në një vendim marrje të muajit Shkurt të vitit 1995. Personat të cilët e kanë vendimit pas këtij muaji nuk kanë arritur të përfitojnë nga ky fond. Ne kemi nxjerr të njëjtin vendim për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve”, tha Qato. 

Drejtoresha e AKKP shtoi gjithashtu se edhe vitin tjetër, me rihapjen e fondit të kompensimit, procesi do të jetë i njëjtë dhe më parë do të kompensohen personat të cilët disponojnë vendime të 1993 dhe ’94-ës, pavarësisht nëse kanë aplikuar më parë apo jo. 

“Ne nuk kemi ende statistika të qarta, por kemi marrë përsipër që në një periudhë kohe shumë të shkurtër, të bëjmë transparencën e të gjithë vendimmarrjes. Dyshojmë që janë rreth 20 mijë deri në 25 mijë vendime”, tha drejtoresha e AKKP.  / Top Channel/