Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 12:41

Prishtinë – “Një ditë vetë Jeremiq ose ndonjë ministër i jashtëm që mund te jetë pasardhës i tij në Serbi, do të dërgojnë një shkresë dhe do ta njohin Republikën e Kosovës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Hoxhaj ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për praninë në OKB dhe jo të kemi një mision të rangut të UNMIK-ut në Republikën e Kosovës.

Hoxhaj, duke folur për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit, ka thënë se tanimë edhe Serbia e ka kuptuar se Kosova gëzon dhe do të gëzojë mbështetje ndërkombëtare si një shtet i pavarur dhe demokratik .

“Sigurisht që unë është dashur që të jem më i përmbajtur se sa z. Jeremiq. Përmes një pjekurie të tillë politike, të gjitha lëvizjet politike në Republikën e Kosovës dhe lufta e jonë për çlirim kanë prodhuar një shtet që sot ekziston dhe do të ekzistojnë çdo herë“, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare, Enver  Hoxhaj, në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku diskutua raporti tremujor për Kosovën.