Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 07:36

Prishtinë – Kryesuesi i radhës i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azhubalis, do ta vizitojë sot Prishtinën.

Misioni i OSBE-së në Kosovë bën të ditur se ministri Azhubalis do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zv/kryeministrin Hajredin Kuçi dhe Peshkopin Rashkë-Prizren, Teodosije. Ai gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.