Lajme Shqip Thursday, 12 September 2013 13:34

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë nis nesër vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë.

Pritet që në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Mësohet gjithashtu se kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit.

Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci. Madje në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.