Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 23:16

Budapest –Gjatë një takimi që ka patur me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrin i Hungarisë, Viktor Orbán,  lëshoi një deklaratë mjaft interesante dhe mbështetëse për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Unë do vazhdoj të mbështes Shqipërinë dhe kjo është bindja ime e brendshme”, theksoi Orban. Pas takimit, Orban theksoi se “përtej marrëdhënieve të mira personale dhe historike, kemi shumë çështje të përbashkëta për të ardhmen, veçanërisht si të forcojmë kontinentin evropian. Kjo ishte çështja kryesore e diskutimeve sot, dhe se si mund të bashkëpunojmë që ta bëjmë Evropën më të fortë”.

“Mënyra më e mirë që të forcojmë Evropën është të pranojmë Shqipërinë si pjesë e Bashkimit Evropian, sepse, Hungaria ishte në një situatë shumë të ngjashme me atë në të cilën Shqipëria është tani”, tha Orban.

“Rekomandimi im për shqiptarët është se ju duhet ta kuptoni këtë situatë jo thjesht si një ëndërr, që ju do doni të anëtarësoheni në Evropë, por që Evropa ka nevojë për Shqipërinë. Evropa nuk është e fortë sa ç’duhet tani. Nëse dëshirojmë të bëhemi më të fortë si BE, kemi nevojë për shtete të reja, forca të reja, motivim të ri, kombe të reja – gjithë kjo është e mirë për BE-në”, theksoi Kryeministri hungarez, Viktor Orban.