Lajme Shqip Sunday, 01 May 2011 10:21

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha ndodhet të dielën  në Shtetin e Vatikanit me ftesë së Selisë së Shenjtë, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon  Palit II.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë zhvillohet sot mesha solemne, ku marrin pjesë kryetarë shtetesh e qeverish nga vende të ndryshme të botës.

Në mbarim të ceremonisë së shenjtë, pjesëmarrësit do të përshëndeten me Papa Benedikti XVI.