Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 13:52

Prishtinë (PLOTESUAR 20 mars, 17:40) Burime të portalit LajmeShqip.com njoftojnë se kryetari I Ferizajt Bajrush Xhemajli sapo ka dhënë dorëheqjen, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për të konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.

Xhemajli është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në nëntor 2010, si shkaktar i aksidentit të 21 majit 2009, në të cilin humbi jetën një person, ndërsa u lënduan rëndë disa të tjerë.

***************************

Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerrë aktgjykim që konfirmon aktgjykimin e shkallës së parë lidhur me kryetarin e Ferizajt, i dënuar vitin e kaluar më parë me 2 vjet e gjysmë burgim për një aksident komunikacioni.

Aktgjykimi i shkallës së parë është konfirmuar në të gjitha pikat, i cili detyron Xhemajlin të vuaj burgimin.

Bajrush Xhemajli akuzohet për veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 297, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1.3 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nëse vendimi i Gjykatës së Qarkut konfirmohet nga Gjykata Supreme, atëherë konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Bajrush Xhemajli, duhet të shkarkohet nga detyra. Xhemajli është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në nëntor 2010, si shkaktar i aksidentit të 21 majit 2009, në të cilin humbi jetën një person, ndërsa u lënduan rëndë disa të tjerë.

Gjykata Supreme e Kosovës, më 8 mars, do ta shqyrtojë ankesën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, me të cilin ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim.

Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në fund të nëntorit 2010, për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.

Akuza ndaj tij ishte ngritur pas aksidentit të 21 majit të vitit 2009, në të cilin kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin lënduar disa të tjerë.

Me aktgjykimin e shkallës së parë, Xhemajli është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe i ishte ndaluar të drejtojë automjetin për 3 vite.

Në këtë vendim të gjykatës, mbrojtja kishte bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndërsa kjo e fundit pas më shumë se një viti caktoi shqyrtimin e kësaj ankese.

Xhemajli, sipas aktakuzës, duke drejtuar veturën zyrtare të markës “Nissan Terrano”, nuk iu është përmbajtur rregullave të komunikacionit.

Me shpejtësi të madhe, përpjetë Veternikut, në dalje të Prishtinës, ai kalon në rrugën që vjen nga drejtimi i kundërt. Fillimisht e godet veturën e markës Volsëagen, të cilën e drejtonte Ilir Gashi, i cili lëvizte në shiritin e vet, dhe më pas godet edhe automjetin Mercedes, të cilin po e drejtonte Labinot Rrustemi.

Si pasojë e kësaj, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i automjetit Mercedes, Labinot Rrustemi, Driton Bytyçi ka pësuar lëndime të rënda, pasagjerët Ilir Haziri dhe Bardhita Bytyçi po ashtu lëndime të rënda trupore dhe Vezire Bytyçi, lëndime të lehta trupore. Lëndime ka pësuar edhe vetë i pandehuri si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.