Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 11:42

Prishtinë – Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Jonas Gahr Store.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Jonas Gahr Store do të ketë takim me përfaqësues institucionalë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t’i japë Norvegjia Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.