Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 15:20

Tiranë – Kryebashkiaku Lulzim Basha si çdo të premte priti sot dhjetra qytetarë dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e kërkesat e tyre.

Takimet e drejtpërdrejta me qytetarët vijojnë të jenë në qendër të veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës, e cila mbetet e hapur dhe ky fakt po reflektohet në mënyrën e punës dhe përqasjes së re që është adoptuar ndaj problemeve të qytetarëve.

Kryebashkiaku Basha po vazhdon takimet me qytetarët dhe kjo praktikë po ndiqet nga të gjithë zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës. Adminisrata bashkiake operon mbi bazën e një grafiku të pritjes së qytetarëve nga të gjithë nivelet drejtuese të Bashkisë së Tiranës.

Vetëm nëpërmjet pritjes së drejtpërdrejtë nga nivelet drejtuese, Bashkia e Tiranës trajton kërkesat, problemet, shqetësimet e afro 700 – 800 qytetarëve në javë, pa llogaritur numrin e qytetarëve të cilët priten dhe problemet e të cilëve trajtohen nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, ku trajtohen kërkesat e 250-400 qytetarë në ditë.

Specialistët e Bashkisë thonë se shqetësimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me strehimin, punës

imin, asistencën sociale, të drejtat e pronësisë, etj. Pas parashtrimit të shqetësimeve nga ana e qytetarëve, punonjësit e Bashkisë plotësojnë një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët.

Pasi dëgjohet secili qytetar më vete, Bashkia e Tiranës merr masa konkrete për ndjekjen dhe

trajtimin e problemeve të tyre.  Për evidentimin  e problemeve të raportuara nga kryeqytetasit punojnë një grup specialistësh, të cilët merren me trajtimin e tyre. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm.