Prishtinë- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, gjeneral-lejtnant Drago Llovriç, pas takimit që pati me komandantin e FSK-së gjeneral-lejtnant Kadri Kastarti dhe me ministrin e FSK-së Agim Çekuu shpreh se : “Kroacia mbështet zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në anëtarësimin e saj në NATO”.
Edhe pse interesimi më i madh i gazetarëve ishte për sa i takon situatës në veri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë gjeneral-lejtnant Drago Llovriç, tha se gjatë takimit me ministrin Agim Çeku, dhe me komandantin e FSK-së gjeneral-lejtnant Kadri Kastarti u ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në strukturat veriatlantike.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë mbështesin paqen në rajon. Në kemi shikuar mundësinë e bashkëpunimit mes të dyja forcave, asaj të Kroacisë dhe Kosovës, duke i shkolluar pjesëtarët e rinj të FSK-së në bazë të programeve që kanë Forcat e Armatosura të Kroacisë. Meqë Kroacia është anëtare e NATO-s ne interesohemi që edhe FSK-ja sa më shpejtë të anëtarësohet në NATO”.