Lajme Shqip Monday, 17 September 2012 14:42

Prishtinë -Me ftesë të Qeverisë së Kosovës në vendin tonë po qëndron zëvendëskryeministri i Kroacisë Neven Mimica. Paradite ai u takua me Zevendëkryeministrin Hajredin Kuci,  i cili tha se Kroacia do të mbështes Kosovën në proceset e liberalizimit të vizave dhe atë të stabilizim asociimit. Kuci gjithashtu tha se me homologun e tij është biseduar edhe qështja e integrimit të veriut duke shpreh vullnetin e Kosovës për  implementimin e të gjitha marrveshjeve të arritura me Serbinë.

Ndërsa zhvillimet tjera të dialogjeve politike mund të vijnë pas kësaj por që nuk e përfshin pavarsin e Kosovës tersin teritoriale dhe rendin tonë juridiko kushtetues.Një prej proioriteteve tona është parteneriteti ndërkombëtare bashkëpunimi rajonal nevoja jonë për integrim në BE….si  dhe ndiham që mund ta presim nga republika e Kroacisë për njohje të reja.

Zëvendëskryeministri kroat Neven Mimica tha se qeveria e Kroacisë është e përkushtuar ta ndihmoj Kosovën në përspektiven e saj evropiane. Ai  përshendeti përmbylljen e mbikqyrjës së pavarsisë dhe tha se kjo tregon suksesin që Kosova ka arritur në ndertimin e shtetit modern.

Kemi shprehur gatishmerin tonë të vacant që procesi I zgjerimit të BE-së të mos ndalet dhe të vazhdoj edhe në këtë pjesë të evropes juglindore, dhe ne Kosovën e shohim si pjesë e pandashme e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri kroat Neven Mimica gjatë ditës do të zhvilloj takime edhe me Presidenten Atifete Jahjaga, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin dhe Kryeministrin Hashim Thaqi.(LajmeShqip.com)