Lajme Shqip Wednesday, 09 January 2013 12:15

Prishtinë – Serbët e arrestuar të hënën, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, në Graçanicë, janë liruar dje në mbrëmje për t’u mbrojtur në liri.

“Gjykatësi për kundërvajtje, pas disa orësh marrjeje në pyetje të 9 serbëve të arrestuar, sonte vendosi që të gjithë të lirojë për t’u mbrojtur në liri”, ka thënë për B92 Kërstimir Pantic, zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën dhe kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.

Policia e Kosovës kishte arrestuar të hënën nëntë serbët në Graçanicë, gjatë kohës derisa ishin në përcjellje të shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovë, Aleksandar Vulin.

Ata ishin të dyshuar për policinë dhe pas ndalimit nga policia, atyre iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. (LajmeShqip.com)