Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 16:41

Mitrovicë – Të dyshurit për vrsajen e policit të njësisë speciale të Kosovës, ROSU, nuk kanë shumë nevojë të brengosen për fletarrestin që iu është lëshuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, i kanë thënë portalit LajmeShqip.com burime nga policia.

Sipas burimit, që nga dita e parë kur forcat ndërkombëtare e kanë ndërrmarrë operacion për kapjen e të dyshurave, këta të fundit i kanë pasur informacionet para se aksioni të fillonte. Ata, të qetë, nën përcjellje të MUP-it të Serbisë dhe nën vezhgim të rrugëve nga ana e Mbrojtjes Civile (ushtria e Serbisë), janë larguar nga shtëpitë dhe janë drejtuar për në Serbi, ka njoftuar burimi nga policia.

Të dyshuarit për vrasjen e policit të Kosovës, Heroit Enver Zymberi, Vlladan Tihomir Rakiq, me nofkën Sise (shishe), Sllobodan Blagoje Vuçiniq, me nofkën Sllobo, Radomir Urosh Kasaloviq, Ratomir Radun Bozhoviç, me nofkën Dude dhe Radovan Zoran Radiq, me nofkën Krelac, nga Zubin Potoku kanë kaluar në Leposaviq, Leshak dhe nga aty përmes rrugës rurale nëpër fshatrat Vraçevo dhe Tresava, në kufirin Kosovë-Serbi, ata kanë kaluar në Serbi në fshatin, Batnjik, në rrugën magjistrale Rashkë-Novi Pazar, ka thënë burimi i portalit.

Të dyshuarit, të gjithë janë nga fshatrat Zupç dhe Jegenicë të Komunës së Zubin-Potokut. Jegenica është fshati ku është i lindur dhe jeton edhe i ashtuquajturi kryetar i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.

Në anen tjetër, grupi kriminal i Zvonko Veselinoviqit, që ka marrë pjesë në djegien e pikës kufitare në Jarinjë, është vënë nën alarm. Për të mos rënë në duar të EULEX-it dhe KFOR-it, MUP-i i Serbisë i ka urdhëruar ata që për çdo natë t’i ndrrojnë të ndrrojnë shtëpitë apo banesat. Në këtë mënyrë, sipas MUP-it, të dëshyarit për djegien e pikave kufitare do të kenë mundësi që të mos bien në duar të ndërkombëtareve dhe policisë së Kosovës.

Po ashtu, burimi ka shtuar se SIA dhe MUP-i i serbisë kanë filluar hetimet lidhur me informatorin i cili i ka dhënë emrat dhe mbiemrat e të dyshuarve për vrsajen e policit të Kosovës Enver Zymberi.

Ndërsa, grupet kriminale kanë kërcënuar të ashtuquajturat struktura të policisë serbe të Kosovës se nëse kapen nga EULEX-i apo policia e Kosovës do të tregojnë se kush i ka nxitur ata që t’i djegin pikat kufitare dhe të vrasin policin e Kosovës. Për këtë, shton burimi i portalit, janë angazhuar shumë policë të Serbisë dhe ushtrisë së saj, që t’i sigurojnë kriminelët nga kapja e forcave ndërkombëtare në Kosovë.

Kapja e krimineleve do të rëndonte mbi pushtetin e Serbisë e, konkretisht, mbi kryenegociatorin serb Borko Stefanovq dhe ministrin për Kosovë, Goran Bogdanoviq, në kohën kur janë duke u zhvilluar bisedimet në mesë të Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë shkak, Prokuroria e Kosovës nuk ka lëshuar fletarrest për Borko Stefanoviqin dhe Goran Bogdanoviqin, nga presion që është bërë mbi institucionet e drejtësisë dhe të politikës nga faktori ndërkombëtar në Kosovë dhe jashtë.

Burimi, më tej, ka precizuar se në djegien e pikës kufitare në Jarinje, më 26 korrik dhe në vrasjen e policit të Kosovës, indirekt janë kyçur edhe Stefanoviqi e Bogdanoviqi, të cilët iu kanë bërë thirrje serbëve që të mblidhen. (LajmeShqip.com)