Lajme Shqip Tuesday, 21 January 2014 11:22

Rreth 6. 3 milionë dollarë dëm buxhetit të shtetit dhe 69 zyrtarë të dërguar për ndjekje penale është bilanci i auditeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2013. Në analizën vjetore të KLSH-së mësohet dëmi i shkaktuar buxhetit të shteti gjatë vitit 2013 ishte më i lartë se ai i evidentuar në vitin 2012. Kështu dëmit ekonomik, për vitin 2013 është 58,778 mijë lekë më shumë se në vitin 2012. Sipas raportit të KLSh-së, për 55 subjektet e evidentuara janë rekomanduar shpërblimi i dëmit me vlerë 599,267 mijë lekë. Në këtë shumë përfshihen dhe 12 subjekte me vlerë 220,565 mijë lekë, të evaduar ditët e fundit të muajit Dhjetor 2013. Ndërkohë, nga verifikimi i 40 subjekteve me një dëm ekonomik prej 379,784,000 lekë, ose 64 % e rekomandimeve gjithsej, rezulton se 13 subjekte i kanë realizuar rekomandimet në masën 100%, ndërsa në 12 prej tyre në vlerën 64,822,000 lekë, kanë nisur njoftimet, por ende nuk ka filluar arkëtimi, shkruan shekulli.

 

Masat disiplinore 

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 580 masa disiplinore dhe administrative për vitin 2013. Sipas raportit të KLSH-së janë propozuar 22 masa për Bashkinë e Fierit, për Bashkinë e Tiranës janë propozuar 18 masa, për atë të Kavajës, 4 masa, për Bashkinë e Durrësit, 8 masa disiplinore. Ndërkohë, në drejtim të gjetjeve të rasteve që përmbajnë elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, janë paditur 75 persona në 20 subjekte dhe me efekte financiare prej 632,300 mijë lekë, nga e cila vlera prej 324,622 mijë lekë përfaqëson të ardhura të munguara. Në raport janë pasqyruar edhe institucionet përgjegjëse. Kështu INUK ka shkaktuar një dëm prej 99,653 mijë lekë, ALUIZNI Shkodër, 177,832 mijë lekë, ALUIZNI Vlora 2 me vlerë 10.137 mijë lekë, Bashkia Fier, 37,000 mijë lekë. Raportimi i kësaj shume më tepër se shpërblimi i dëmit vjen pasi këtu përfshihen vlerat e efekteve të zbulimeve në ALUIZNI-t, të cilat nuk janë rekomanduar si shpërblim dëmi, por si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit, me impakt negativ për fondin e kompensimit të ish pronarëve dhe cenim të interesit publik, kur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2012 nuk raportohet asnjë rast. Sipas KLSH-së, për 55 auditimet e evaduara janë dhënë 1370 rekomandime të natyrave të ndryshme, me qëllim përmirësimin e gjendjes së subjekteve të audituara. 

 

Nuk zbatohen masat ndëshkimore

 

Pas konstatimit të shkeljeve KLSH-ja ka dhënë edhe rekomandimet për institucionet përkatëse dhe për masat organizative, disiplinore dhe administrative duke nisur nga masa disiplinore për largime nga puna të punonjësve të gjetur me shkelje janë në nivel shumë të ulët. Sipas KLSH-së, ky mosrealizim ka ardhur nga serioziteti i paktë i enteve të audituara në ndëshkimin e shkelësve të ligjit brenda stafit të tyre. Në dokumentin e auditimit janë pasqyruar edhe ankesat që kanë shkuar në KLSH. Nga 247 kërkesa dhe ankime në kompetencë të KLSH-së, 171 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 76 janë në vazhdim të verifikimit. 84.3 për qind e ankesave të adresuara KLSH-së i takojnë administrimit financiar, fushës së prokurimit publik, privatizimit dhe kthimit të pronës. Masa organizative janë rekomanduar 790, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2012 janë rekomanduar 1095. Kjo shihet si pozitive, për shkak se janë eliminuar ndjeshëm rekomandimet për zbatimin e ligjshmërisë kryesisht për procedurat e prokurimit. Rekomandimet e dhëna i janë përmbajtur parimit që masat të mos jenë formale por si produkt i konstatimeve gjatë auditimit, me synimin për përmirësimin e punës të subjekteve të audituara. 

 

Shkeljet 

 

Burimet zyrtare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bëjnë të ditur se vetëm në 9 muajt e parë të vitit në sektorin e doganave, janë shkaktuar dëme në arkën e shtetit në vlerën e përgjithshme prej 238 691 000 lekë. Ndërkohë, shkeljet në fushën e urbanistikës kapin shumën e përgjithshme prej 111 580 000 lekë, e konstatuar në: sektorin e Tatim- taksave, në vlerën e përgjithshme  prej 76 001 000 lekë. Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në fushën e prokurimeve ka gjetur shkelje që arrijnë në vlerën e përgjithshme prej 312 117 000 lekë.  Përveç rasteve ku është konstatuar pabarazi në tenderë, audituesit kanë gjetur edhe shkelje të tjera procedurale siç janë mungesa e dokumentacionit për përzgjedhjen e fituesit. Një nga sektorët problematikë mbeten doganat ku thuajse të gjitha pikat doganore janë gjetur me shkelje.

 

Bilanci 

 

Dëm ekonomik në vlerën 599,267 mijë lekë, për 51 subjekte.

Masa organizative 783.

Masa disiplinore 512.

Masa administrative 68.

Kallëzime penale në 15 subjekte, për 69 punonjës.

 

Zyrtarët që shkelën detyrën 

 

1. Bashkia Kavajë, një kallëzim penal për 6 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar 12, 788 mijë lekë.

2. Bashkia Kuçovë, një kallëzim penal për 3 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 2,132 mijë lekë.

3. Bashkia Durrës, një kallëzim penal për 12 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderë, dëmi ekonomik i shkaktuar, 48,372 mijë lekë.

4. Bashkia Fier, një kallëzim penal për 2 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderë, dëmi ekonomik i shkaktuar, 99,196 mijë lekë.

5. Komuna Gjinar, Elbasan, një kallëzim penal për 4 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 11,839 mijë lekë.

6. Komuna Zall-Herr, një kallëzim penal për 5 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 1.749 mijë lekë.

7. Komuna Shez,Peqin, një kallëzim penal për 3 person, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 2,705 mijë lekë.

8. Zyra Rajonale e ALUIZNI Vlora Nr. 2, një kallëzim penal për 1 person, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 10,137 mijë lekë.

9. Zyra Rajonale e ALUIZNI Sarandë, një kallëzim penal për 6 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 165, 288 mijë lekë.

10. Zyra Rajonale e ALUIZNI Lezhë, një kallëzim penal për 3 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 129 mijë lekë mijë lekë.

11. Zyra Rajonale e ALUIZNI Shkodër, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 177, 832 mijë lekë mijë lekë.

12. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik e Kombëtar, një kallëzim penal për 2 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dëmi ekonomik i shkaktuar, 99,653mijë lekë mijë lekë.

13. Komuna Levan,Fier, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

14. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, një kallëzim penal për 7 persona, për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës. 

15. Komuna Bërzhitë ,Tiranë, kallëzim penal për 4 persona për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

16.  Bashkia Sarandë, kallëzim penal për 1 person për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

17.  Bashkia Përmet, kallëzim penal për 1 person për konsumimin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës./Shekulli/