Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 17:45

Prishtinë – Siç bën të ditur Fondi për të Drejtën Humanitare,  bëhet fjalë për oficerët Zllatan Mançiq dhe Rade Radojeviq dhe ushtarët e rregullt Danilo Teshiq dhe Mishel Seregija.

Gjykata e lartë ushtarake në Nish ka konfirmuar dënimet me burg të Gjykatës Supreme të 22 majit 2003, e cila Teshiqin dhe Sereginë i ka dënuar me dënime të ulëta, duke marrë parasysh se kanë pranuar fajin gjatë hetimeve dhe në procesin kryesor.

Ndërkohë këta dy kanë tërhequr deklaratën për pranimin e fajit, por kjo nuk ka ndikuar në vendimin e Gjykatës së lartë sa i përket nivelit të dënimeve me burg. Sipas komunikatës së Fondi për të Drejtën Humanitare, mbetet çështja e rrethanave lehtësuese që i ka pasur parasysh gjykata kur vendosi për Teshiqin dhe Sereginë. Mohimi i krimit hyn në rrerthana rënduese thuhet në komunikatë. Mançiq është dënuar me shtatë vjet burg, Radojeviq pesë vjet, Teshiqin me katër dhe Seregia me tre vjet burgim.

Në procesin e shkallës së parë, që kishte filluar në vitin 2002 në Gjykatën ushtarake të Nishit, i akuzuari Teshiq dhe Seregia kishin pranuar se në bazë të urdhrit të eprorëve Mançiq dhe Radojeviq, kishin vrarë dy civilë shqiptarë në prill të vitit 1999 afër Kuzhninit. (LajmeShqip.com)