Lajme Shqip Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 14:28

Elbasan (PLOTËSUAR 14:45) – Policia e Elbasanit zbardhi sot ngjarjen e ndodhur një natë më parë në fshatin Gryksh i Madh i Komunës Shezë të qytetit të Peqinit, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë dhe një shtetas, i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së një transformatori në këtë fshat.

Nëndrejtori i Policisë, Rezar Velmishi, gjatë një konference për shtyp tha se, “një qytetar telefonoi në orët e vona të një nate më parë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë së Peqinit, ku denoncoi se disa shtetas po tentonin të vidhnin transformatorin, i cili shërbente për furnzimin me ujë të pijshëm të fshatit Gryksh i Madh”.

Sipas tij, uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa personat e paidentifikuar hapën menjëherë zjarr sapo punonjësit e policisë u afruan pranë mjetit të tyre.

“Si pasojë e të shtënave gjeti vdekjen e menjëherëshme, punonjësi i policisë Sabit Caka, 50 vjeç, babai i pesë fëmijëve, katër vajza dhe një djalë, banues në Peqin”, tha Velmishi.

Ai sqaroi se “autori i kësaj ngjarje, Leonardo Tabaku, 40 vjeç, me banim në fshatin Shezë, pak metra larg makinës së tij duke u larguar qëlloi veten me armë”.

“Menjëherë grupi hetimor i përbërë nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, Departamentit Kundër Krimit të organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokurorë të Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe efektivë të Drejtorisë Policisë së qarkut të Elbasanit, shkuan në vendin e ngjarjes, ku kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale”, nënvizoi Velmishi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, mjeti tip Fiat Uno i autorit të vjedhjes, me targë AD 043 KD, një mjet tip pushkë model 56, armë e cila i perkiste autorit të cilën e mbante pa leje, si edhe disa gëzhoja dhe fishekë të pushkës model 56.

Efektivi i Policisë, shtetasi Sabit Caka, lindur në Fushë Studë të Stëblevës dhe banues në Peqin, kishte 25 vjet që punonte si efektiv i Policisë së Shtetit, ndërsa prej disa vitesh ai kryente shërbimin si polic patrulle.

Mesditën e së premtes në ambientet e Pallatit të Kulturës ” Mustafa Gjinishi” të qytetit të Peqinit, do të kryhen homazhe nga familjarë, miq e kolegë të efektivit të Policisë së vrarë në krye të detyrës.

********************************

Peqin – Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Gryksh të Komunës Sheze të Peqinit, kur një efektiv i policisë në Peqin u vra nga grabitësit ndërsa një prej autorëve të ngjarjes rezultoi të ketë vrarë veten pak minuta më pas.

Vrasja kandodhur kur në tentativë për grabitjen e transformatorit të zonës, autori i vjedhjes ka qëlluar me armë zjarri policing Zabit Caka, 50 vjeç, baba i katër fëmijëve.

Polici ishte efektiv i komisariatit te Peqinit dhe ishte në aksion pas njoftimit se po grabitej transformatori. Ai eshte qelluar menjehere nga grabitesit, autori mendohet se eshte Luan Tabaku, 40 vjeç. Ai u gjet më pas pa jeteë dhe dyshohet se pas vrasjes që ka bërë ka qëlluar edhe mbi veten.

Burimet bëjnë të ditur se Komisariati i Peqinit gjatë mesnatës ka marrë një denoncim për vjedhjen e një transformatori në këtë zonë, ku pas marrjes së informacionit, pa humbur kohë një patrullë policie është nisur drejt vendit të ngjarjes. Kjo e fundit duket se e  ka kapur grabitësin, Luan Tabaku në flagrancë  dhe se 40 vjeçari ka qëlluar drejt policit me një pushkë që e posedonte me vete. Më pas dyhohet se Tabaku ka ekzekutuar edhe veten dhe paraprakisht mendohet se autori të ketë qenë i vetëm në këtë grabitje, nderkohe qe vijojne hetimet per bashkepunetore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mberritur forca të shumta policie të cilët kanë nisur hetimet. Në krye të operacionit ka qene i pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Jashar Vreka dhe se burimet konfirmojne se në zbardhjen e ngjarjes kane shkuar ne ndihme edhe specialiste te sektorit te Krimeve të rënda në Tiranë.