Lajme Shqip Monday, 05 August 2013 15:03

Tiranë – Krim i rëndë brenda familjes, burri vret gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë shënohet në kryeqytet sot pak pas mesdite.
Viktimat janë Dallëndyshe Jaznxhiu e moshës 50 vjeç, ndërsa autor është identifikuar bashkëshorti i saj, shtetasi Admir Jaznxhiu, 54 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, raporton Tema. 
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Sipas policisë motivi krimit është gjendja e rëndë ekonomike që mbizotëronte në familje.