Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 10:47

Kreu i grupit të djathtë të PPE në konferencën e 20-të të partive të djathta, pas fjalës së Berishës ka kaluar në sulme të drejtpërdrejta ndaj liderit të opozitës.

“Falenderojmë kryeministrin shqiptar Sali Berisha për fjalimin e mbajtur dhe mesazhin. Sali Berisha ka shpëtuar jetë njerëzish. Kurse Edi Rama është njeri i sëmurë!”, ka thënë Daul para të pranishmëve.

Më parë Berisha kishte folur me një sallë të boshatisur, ndaj dhe kreu i PPE ka dashur t’i japë zemër kryeministrit në situatë të vështirë pas vrasjes së 4 vetëve më 21 janar dhe vjedhjes së zgjedhjeve të Tiranës.

 Fjalimi i plotë i Daul…

“Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që kë bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.