Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 19:55

Wolfarth i kërkoi në mënyrë të prerë opozitës dhe mazhoracnës që të fillojnë sa më shpejt punën për reformën zgjedhore.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugent Wolfarth, nëpërmjet një deklarate për shtyp, është shprehur në mënyrë ultimative se Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë zgjedhore.

“Vërej se procesi i reformës zgjedhore ende nuk ka marrë udhë plotësisht. Tani është koha që t`i hiqet një vijë të shkuarës, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Tani është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore”, ka theksuar ambasadori Wolfarth.

Ai është shprehur se duhet që të ngrihet sa më parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, ndërsa ka përshëndetur disa hapa të dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.