Tiranë- Grupi parlamentar i PD ka dhënë sot konsensusin për kandidaturën e Bujar Leskaj në postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Lajmi raportohet nga News 24, i cili i referohet burimeve nga brenda Partisë Demokratike.
Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit mesditën e sotme me dyer të mbyllura dhe nuk është bërë publik gjatë fjalës së Berishës në fillim të mbledhjes.
Burime brenda grupit PD thanë se kandiatura e Leskaj pritet të votohet në Kuvend. Dekretimi i emrit të Lesksajt u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor. Më 3 nëntor Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës kandidaturën e Sali Shehut të propozuar nga presidenti.
Kandidatura e tij është propozuar nga presidenti me 17 nëntor dhe zyrtarisht afati për shqyrtimin e kandidatures së Leskaj ka përfunduar që në 8 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi nuk ka dhënë ende asnjë version pro apo kundër.
Por ndërkohë opozita ka deklaruar se do të votojë kundër për shkak se kandidati Leskaj është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe deputet i saj.
Prej vitit 1997, Kryetari i Kontrollit të shtetit ka qenë gjithnjë i opozitës, ndërsa Leskaj do të jetë një rikthim i modelit të vitit 1992, kur deputeti i PD-së, Blerim Çela, u bë dhe Kryetar i Kontrollit të Shtetit.