Lajme Shqip Thursday, 01 August 2013 12:25

Tiranë – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar në faqen zyrtare në Facebook të Aleancës Kuq e Zi kabinetin e ri.
Duke folur për qeverinë e re, Spahiu thotë se shqiptarët u shitën për 500 lekë.
“Rrugët, ujërat, mjedisin, bujqësinë, integrimin dhe mbi të gjitha drejtësinë i kemi në duart e sigurta të LSI-së!
Mjerë për popullin që votoi dhe për ata që u shitën për 500 lekë sepse edhe 4 vjet do kemi qeveri me ministrat e Sali Berishës. Pune të mbarë qeverisë së re me ministrat e vjetër.
Vetëm në Shqipëri kjo mund të quhet “rrotacion”, shkruan Tema. 
Le të shpresojmë më të mirën për shqiptarët dhe kombin. Fundja është qeveria që do na përfaqësojë. Koha është gjyqtari më i mirë,” shkruan Spahiu.