Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 13:51

Uashingon – Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputeti nga radhët e VV-së, Florin Krasniqi, kanë takuar tre kongresmenë amerikanë. Kurti dhe Krasniqi, takimet e tyre i zhvilluan gjatë qëndrimit në Uashington, ku kanë kryer një seri vizitash nëpër disa institucione.

“Ata u takuan me tre anëtarë të Kongresit të ShBA-ve: kongresmenin.George Holding dhe ndihmësin e tij ligjor Kris Denzel, me kongresmenin z.Steve Stockman dhe ndihmësin e tij ligjor Art Harman, si dhe me kongresmenin Gary C. Peters e ndihmësin e tij ligjor Jordan Ëells.Kurti e Krasniqi zhvilluan edhe një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan z.David Burger, zëvendësdrejtor për Çështje të Evropës Jug-Qendrore, dhe ndihmësin e tij z.Paul E. Pfeuffer”, njofton Vetëvendosje.

Gjatë këtyre takimeve ata shprehën qëndrimet e tyre dhe shkëmbyen mendime me bashkëbiseduesit për Kosovën e rajonin e Ballkanit, për rolin e ShBA-ve dhe BE-së, për temën e sovranitetit e integritetit territorial, për çështjet sociale e nacionale, për zhvillimin ekonomik e korrupsionin.

Kurti e Krasniqi vizituan edhe ambasadat e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.