Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 18:53

Prishtinë – Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka folur në emër të Qeverisë dhe ka kundërshtuar kontratën që është prezantuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka riktheksuar se projekti i Autostradës është projekti më madhor i Qevrisë së Kosovës dhe kontrata me konsorciumin Bechtel&Enca, siç u shpreh ai, është kontratë e favorshme për qytetarët e Kosovës.

Krasniqi nuk ka prezantuar kontratën origjinale, mirëpo sipas tij kontrata e prezantuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është finale.

Duke folur për koston finale të Autostradës, Krasniqi i qëndroi besnik fjalëve të shefit të tij, kryemnistrit Thaçi.

Ministri Krasniqi, ndër të tjera ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje, i mungon ekspertiza për të bërë analiza me kontratë të tilla, që siç i quajti ai madhore dhe sipas tij janë bërë keqpërdorime për arsye politike.