Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 12:42

Prishtinë – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e celebrimit të marrjes së shumicës në Kongresin amerikan nga Partia Republikane.

I ftuar nga Komiteti Kombëtar Republikan i Kongresit, Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, më 29 dhe 30 mars, zhvilloi një numër takimesh me kongresistë republikanë.

Sipas një komunikate të lëvizjes Vetëvendosje udhëheqja republikane tregoi interesim të veçantë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.