Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 14:21

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi, po thotë se është i dëshpëruar me situatën në vend, por në pamundësi që të bëjë diç, po detyrohet vetëm të ofshajë

Ai përmes një komenti publikuar në Facebook, thotë se sot duke parë zhvillimet në vend, dy herë ka thënë “Ah!”, transmeton Express.

 “Ah-u i parë: Sikur Kryeministri e vartësi i tij ta mbronin Kosovën me po atë gatishmëri që po e mbrojnë pronën e tyre private?! DheAh-u i dytë: Sikur gjyqësori te ishte efikas në kryerjen e lëndeve si në rastin e A. M. që guxoi ta këcnoi djalin e I. Mustafës?!”.

 “Sa mirë do të ishte për ketë vend, përkushtimi dhe efikasiteti si në rastet e përmendura?! Te shpresojmë se një ditë do të jetë kështu!!!”, ka shkruar Krasniqi.