Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 17:00

Prishtinë-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se Qeveria e Kosovës është e obliguar ta respektojë mocionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për masat e reciprocitetit.

Pas takimit të kryesisë së Kuvendit, Krasnici foli edhe për miratimin e ligjit për vlerat e luftës, marrëveshjen për menagjimin e integruar të kufirit dhe seancën e rradhës së Kuvendit më 20 dhjetor.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se kuvendi i Kosovës ende zyrtarisht nuk e ka marrë protokollin teknik të marëveshjes për mengjimin e integruar të kufirit. Pas takimit të kryesisë së Kuvendit, Krasnici theksoi se jozyrtarisht Kuvendi, ka pranuar vetëm konkuzionet por jo edhe protokolin

 Sipas Krasniqit: “Marrëveshjet finale për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, ne si Kuvend i Kosovës, i kemi vetëm si konkluzione sepse Kuvendi nuk posedon protokollin teknik të këtyre marrëveshjeve”.

Kryeparlamentari Jakup Krasnici tha sot se Qeveria e Kosovës është e obliguar ta respektojë mocionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për masat e reciprocitetit.

Krasnici theksoi se Kushtetita e Kosovës është akti më i lartë ligjor dhe sipas saj të gjitha dokumentet e Kuvendit janë të obligueshme për Qeverinë

Krasniqi vlerësoi ligjin e miratuar për vlerat e luftës edhepse ai nuk i plotëson të gjitha kriteret e individëve të caktuar. Ndryshe në senacën e 20 dhjetorit Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2012