Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 08:29

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se zgjedhjet lokale nuk do të ishin të lira në rast se do të mbaheshin me 3 nëntor të këtij viti. Në këtë kontekst, Krasniqi ka propozuar që për shkak të mospërfundimit të reformës zgjedhore dhe kostos buxhetore, zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen bashkërisht në pranverën e vitit 2014.

“Reforma zgjedhore nuk është përfunduar”, ka thënë ai për Epoka e Re. 

“Zgjedhjet nuk janë shpallur. Koha është e papërshtatshme dhe nuk garanton zgjedhje të lira. Dhe, ndoshta më kryesorja, nuk mbetet data e Daçiqit”, ka thënë ai.