Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 12:40

Prishtinë – Florin Krasniqi deputet i lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi sot nga Gjykata Komunale e Prishtinës të meret me padinë që ai ushtroi kundër kryeministrit Hashim Thaçi dhe jo këtë ta bëjë Eulexi, sepse sipas tij, gjykatësja Anita Krasniqi ka marrë vendim që për shkak të karakterit politik, lëndën ta dorëzoj në Eulex.

Florin Krasniqi, deputet i lëvizjes Vetëvendosje kërkoi nga drejtësia e Kosovës të merret me padinë e tij kundër kryeministrit Hashim Thaci, dhe jo Eulexi. Ai këto deklarata i bëri  para gjykatës komunale në Prishtinë kur edhe e dorëzoi kërkesë padinë e re ndaj kryministrit Thaci. Deputeti Krasniqi sqaroi se gjykatësja Anita Krasniqi ka marrë vendim që për shkak të karakterit politik të padisë, lëndën ta transferojë tek gjykatësit e Eulexit.

“Unë jam këtu edhe njëherë të dorëzoj edhe një këkresë gjykatës dhe dua që krimin që e ka bërë Thaçi kundër familjes time, të meret drejtësia e Kosovës. Kam prova, ata kanë bërë akuza të rënda ndaj fmailjes time. Unë dua me ndërtu shtet të ligjit dhe jo të rrugës dhe eulxeit… Ata janë këtu për arsye poltike, dhe jo për ndarje të ligjit”, tha Krasniqi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi theksoi se ndarja e drejtësisë nuk duhet të jetë selektive dhe se gjykatësit janë betuar që të japin drejtësi njësoj për të gjithë qytetartë e Kosovës.