Lajme Shqip Saturday, 21 September 2013 15:16

Kleçkë- Ish-komandanti i Brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka pritur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, qytetarë dhe politikanë të shumtë pas shpalljes i pafajshëm në rastin “Kleçka”, transmeton KTV. Limajn përveç qytetarëve të shumtë nga gjithë vendi, e vizituan përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme publike. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Fatmir Limaj e ka vendin në politikën e Kosovës por nuk ka saktësuar nëse ai këtë angazhim politikë do të duhet ta vazhdojë me Partinë Demokratike të Kosovës apo në ndonjë forcë tjetër politike.

Qytetarë të shumtë kanë theksuar se drejtësia për Fatmir Limajn, shokët e tij dhe luftën e UÇK-së, u vërtetua edhe këtë herë. Limaj është vizituar edhe nga deputeti i PDK-së, Azem Syla, rektori i Universiteti “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe personalitet ë tjera.