Lajme Shqip Lajme Shqip Monday, 13 May 2013 13:55

Kuvendi I Kosovës përkujtoi të hënën dy atdhetarë Tahir dhe Nebih Meha që rënë në vitin 1981. Por Krasniqi tërhoqi vërejtjen se Kuvendi është institucion ligjvënës dhe jo vend për përkujtime.

“Me rregulloren e Punës së Kuvendit mund të mblidhen gjashtë deputetë dhe të kërkojnë seancë solemne. Kjo çështje nuk është e definuar. Edhe një herë po them se Kuvendi është institucion ligjvënës, dhe ka për obligim ti ligjësojë aspiratat e popullit.

 Por, nuk është detyrë e Kuvendit që të lëshohet në këso seancash solemne. Madje, këto nuk janë as seanca solemne, por përkujtimore. Kuvendi mundë të përkujtojë ngjarje, por jo tash të lëshohet në përkujtime individësh”, tha kryetari Krasniqi, me të përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pas së cilës u mbajt seanca plenare për të shënuar 32-Vjetorin e rënies së atdhetarëve Tahir dhe Nebih Meha në Betejën e Prekazit të Epërm.

Ndërkohë Driton Selmanaj monitorues i Kuvendit nga organizata jo-qeveritare KDI deklaroi se “Tendenca e deputetëve që secila ngjarje të nderohet me seance solemne në Kuvendin e Kosovës, e largon Kuvendin nga roli dhe misioni i tij në ushtrimin e funksioneve kushtetuese që ka si dhe e devalvon edhe vetë rëndësinë e atyre ngjarjeve”.