Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 14:19

Prishtinë-  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se rregullorja nuk e ndalon e as nuk e sanksionon asnjë deputet që braktis seancën gjatë punimeve të saj, megjithatë, sipas tij, ata vet duhet të jenë përgjegjës ndaj votës që kanë marrë, ngase ajo u ka dhënë përgjegjësinë për të punuar dhe qëndruar gjatë punimeve në seanca të Kuvendit. Kur është pyetur për partinë e re dhe komentet e kolegëve të partisë ku është aktualisht, Krasniqi nuk ka dashur të flas.

“Nuk dua të flas më shumë. E kam thënë krejt çka kam pas me thanë”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Këto komente kryetari Krasniqi i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca, njëra do të jetë vazhdimi i seancës, ndërsa tjetra

I pyetur për deklarimet e tij që nuk ka demokraci në PDK, ndërsa bashkëpartiaku i tij, Xhaviti Haliti largimin e Krasniqit e sheh si shenjë demokracie, Krasniqi nuk dëshiroi të jap një vlerësim për këtë, duke shtuar se janë të tjerët që vlerësojnë.

Ndryshe, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka vlerësuar Krasniqin si një emblemë të lartë në PDK, por ky i fundit nuk ka dashur të komentoj, duke thënë se e ka thënë fjalën e tij.