Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 15:39

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha sot se vazhdon ta ketë të njëjtin qëndrim sa i përket fletarrestit ndaj deputetit Fatmir Limaj. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e thekson shumë qartë se në çfarë rastesh mund t’i merret imuniteti deputetit.

Këto deklarata kryeparlamentari i bëri pas takimit të Kryesisë së Kuvendit.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi kërkoi sot sërish nga Eulex-i që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ne nuk po krijojmë armiqësi me eulex-in, pasi që të gjithë jemi për respektimin e ligjit dhe Kushtetutës”, dekalroi Krasniqi.

Ai tha se Kushtetuta e vendit nuk i pengon hetimet, por arrestimi i një deputeti mund të bëhet vetëm atëherë kur aktgjykimi është i formës së prerë për një çështje të caktuar:

“Kushtetuta e vendit nuk i pengon hetimet, por arrestimi i një deputetit mund të bëhet vetëm atëherë kur aktvendimi është i formës së prerë për një çështje të caktuar. Neni 75, thotë se deputeti i Kuvendi, nuk mund të arrestohet as të ndalohet. Kërkojmë nga të gjithë ata që thonë se askush nuk është mbi ligjin, le ta respktojnë atë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Ardian Gjini nga AAK-ja, tha se sundimi i ligjit është çështje tepër e rëndësishme, por prioritet tani duhet të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Sipas Gjinit, tani për Kosovën dhe qytetarët e saj përparësi duhet të ketë luftimi i dukurive negative që po e vështirësojnë jetën e qytetarit.

“Për popullin e ksovës, jo që nuyk duhet të hetohen kurdo që kanë ndohur. Korupsino dhe krimi duhet të hetohen sot. Njerëzit që ja dojnë të mirën Kosovës sot duhet të mndojnë se priotirte janë krimet që po ndohin sot që po shaktyërojën jetën e qytetrit të Kosovës”, ka thënë Gjini.