Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 15:15

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, pavarësisht mosgatishmërisë së Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Këto deklarata Krasniqi i bëri pas takimit me deputetë të Parlamentit Britanik, të kryesuar nga Lordi Bouness.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi u shpreh sot për vazhdimin e dialogut të filluar me Serbinë përkundër asaj se Serbia ende nuk ka filluar të implementojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Krasniqi theksoi se dialogu është vlerë evropiane dhe ç’do alternativë tjetër do të ishte e padobishme për të dyja vendet.

Lordi Bounes tha se dialogu duhet të vazhdojë dhe të gjendet një zgjidhje funksionale mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dyja vendet të ecin drejt integrimit në BE.

CUT: Dialogu duhet të vazhdojë, sepse duhet të mendojmë se cila është alternativa. Për çfarëdo lloj hapash të tjera të Kosovës në ecjen pëprara integrimve evropiane, është e nevojshme një zgjidhje funksionale me Beogradin, në mënyrë që të dyja vendet të ecin drejt integrimit në BE.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi sqaroi pozicionin e tij karshi propozimeve për menaxhimin e përbashkët të kufirit me Serbinë. Ai tha se para se të bëhet kjo, duhet të bëhet njohja reciproke e kufirit, ratifikimi i saj në Parlament dhe pastaj të bëhet menaxhimi i përbashkët i kufijve.