Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 13:30

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Jakup Krasniqi , në një komunikatë dënon incidentin, që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut, në veriun e Mitrovicës, u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës fatkeqësisht ndërroi jetë.

Kryetari i Kuvendit i gjykon aktet e dhunës si të papranueshme për një shoqëri demokratike,  të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe rendit në vend.

Kryetari i Kuvendit thërret qytetarët  e Kosovës të tregojnë maturi dhe qetësi duke theksuar se zgjidhja e të gjitha çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi.

Kryetari i Kuvendit shfaq besimin e plotë se organet shtetërore kompetente do t’i  hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe  se autorët e tij do të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.